http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 2015 janë rreth 40 mije familje qe kane fituar leje e legalizimi te shtëpisë se tyre, çka do te thotë se janë shume pranë statusit te pronarit legjitim te objektit. Por kreu i legalizimeve Artan Lame premton se brenda 6 mujorit te pare te këtij viti këto leje do te kthehen ne certifikata pronësie. Pa qene e nevojshme qe qytetari te shkoje tek hipoteka, pasi do jete ALUIZNI ai qe do te kryeje ketë proces. Por një nga sfidat me te mëdha te legalizimeve është edhe përputhja e te dhënave me zyrat e regjistrimit te pasurive. Ne te shumtën e rasteve dy hartat e koordinatave per objektet nuk përputhen me te dhënat ne hipoteke. Ne daljen para mediave Lame tha se këtij viti me Bashkinë e Tiranës ka nisur te zbatohet projekti për te legalizuar edhe ata pallate, me leje ndërtimi qe kane problematika te ndryshme, duke i mbajtur peng qytetaret ne pasuritë qe ata zotërojnë.