Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Kryetari i Parlamentit njëkohësisht kreu I LSI-së Ilir Meta kërkon çeljen e dialogut politik për arritjen e një dokumenti përfundimtar për reformën në drejtësi që më pas do të çertifikohet nga Komisioni i Venecias.
Para anëtarëve të kryesisë së LSI-së, të mbledhur në orën 13:00 Meta tha se është detyra e maxhorancë të krijojë të gjithë hapësirën e nevojshme për opozitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë në mënyrë sa më konstruktive.
Ashtu sikurse është detyrim i pashmangshëm i opozitës të kontribujë me profesionalizëm dhe jo populizëm. Duke nënvizuar të mos përsëriten vendimet ?e nxituara jo transparente? që u bënë me ndryshimet kushtetuese të 2008, Meta nënvizoi se logjika e faktit të kryer është e papranueshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-dialogu-politik-dhe-konsensusi-te-domosdoshme-per-besueshmerine-e-reformave/