Wake Up, 13/01/2016 - Rrimë gjatë në punë, por pak produktivë - Top Channel Albania

Top Channel Albania 2016-01-13

Views 2

Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë qendrojnë më gjatë në punë se amerikanët, gjermanët, francezët. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria është ndër vendet me orët më të gjata të punës në botë. Një analizë krahasuese e "Monitor" tregon se nga vendet e zhvilluara të OECD, vetëm Meksika dhe Koreja kanë orë më të gjata pune se ne, me përkatësisht 2,237 dhe 2,163, ndërsa mesatarja e OECD-së shkon në 1,770 orë në vit. Shqiptarët shpenzojnë më shumë orë pune edhe kur krahasohen me vendet e rajonit, ku për shembull në Maqedoni statistikat zyrtare tregojnë se punonjësit aty kanë 1,875 orë pune ne vit.

Share This Video


Download

  
Report form