Rama: Fund masakrës me pyjet në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-11

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 10 vitet e ardhshme, do të ndalohet prerja e pyjeve. Moratoriumi, i cili pritet të shkojë për miratim në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, sipas kryeministrit Edi Rama, parashikon masa të forta për te mbrojtur natyrën nga aktiviteti kriminal. Por nga moratoriumi, tha Rama do të ketë edhe përjashtime.?Sot jemi në kushtet kur të shkojmë një hap më tutje dhe për ndalimin absolute të shfrytëzimi të pyjeve për qëllime fitimi, të shkojnë përtej nevojës jetike për banorët pë t?u ngrohur. Kjo e fundit është e vetmja pjesë e pranueshme në këtë proces?.Moratoriumi, tha shefi i ekzekutivit ka pasur oponencë. Pa përmendur emra, ai tha se edhe deputetë e kanë kundërshtuar atë.?Moratoriumi është një kërkesë që nuk mund të refuzohet më nga ligjvënësit e Shqipërisë, është në Parlament dhe ne presim me padurim hapjen e sesionit të ri për të miratuar moratoriumin, për të cilin është dashur të diskutojmë pafundësisht me grupe interesi që preken nga kjo masë drastike, por dhe me deputetë që për një arsye apo një tjetër, pa i paragjykuar, por pa mundur t?i mirëkuptoj më asnjë ditë më shumë, i janë kundërvënë?Ministri i Mjedisit Lefter Koka, dikasteri i të cilit ka hartuar draftin, tha se zbatimi i monitorimit kundër prerjeve të pyjeve do të vëzhgohet me kamera termike. Ministri Koka bëri me dije se përgjegjësi për zbatimin e ligjit për pyjet, do të kalojë në administrim të qeverisjes vendore, që do të mbahen nën mbikëqyrje nga Inspektorati i Mjedisit.

Share This Video


Download

  
Report form