Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një pushimi për rreth dy orë i grupit të ekspertëve, ka rinisur sërish mbledhja për reformën në drejtësi.
Rreth orës 15:20 janë rikthyer eskpertët e nivelit të lartë dhe ata të Partisë Demokratike në Kryesine e Kuvendit pas një dreke reflektimi për të vendusur dhe rakorduar qëndrimet sa i përket reformës në drejtësi.
Por vetëm 5 minuta më pas, ekspertët e PD kanë lënë mbledhjen. Burime të Ora Neës pranë ekspertëve thonë se shkak ka qenë mosdakordësia për të disatën ditë me radhë e eskpertëve demokratë sa i përket zgjedhjes së krerëve të institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-do-vijojne-serish-sot-diskutimet-drafti-perfundimtar-pritet-ne-daten-12-janar/