SHKODËR, ARRESTOHET 37 VJEÇARI, VODHI NJË BANESË

Star Plus Tv 2016-01-08

Views 3

Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gazmir Baboçi, 37 vjeç, banues në Laç të Kurbinit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse : Pas hetimeve të kryera rezulton se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases L. B. 70 vjeçe, banuese në lagjen ?Vasil Shanto?. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ?Vjedhje mbetur në tentative? parashikuar nga nenet 134-22 të Kodit Penal.



----- ------ ------ Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ridvan Bushati, 51 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike, dhe ka dëmtuar orendi shtëpiake në banesën e nënës së tij shtetases L. B. 71 vjeçe, banuese në lagjen ?Manush Alimani?, Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të ?Dhunë në familje? & ?Shkatërrimi i pronës? parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

----- ------ ------ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrance të shtetasit: Muhamet Pecmarku, 57 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugorë Koplik - Shkodër, në fshatin ?Shtoj i Ri?, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ?Benz?, me targë AA827FR. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ? Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form