Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ashtu si shumë kryeqytete të Europës edhe Tirana ka shtuar masat e sigurisë për parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste në natën e ndërrimit të viteve.
Drejtori i Rendit Pubik në Policinë e Shteit Gjovalin Kola në një intervistë për Ora News thotë se vigjilenca do të jetë në maksimum në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin ndaj sulmeve terroriste.
Gjovalin Kola: Ky plan konsiston në rritjen në një shkallë më të lartë të vigjilencës dhe të punës së krimit të organizuar dhe krimeve të rënda për vetë natyrën që ka kjo strukturë me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda që mund të ndodhin në këtë fundviti. Konsiston në rritjen e vëmendjes sidomos të strukturave të antiterrorist, për vetë sitiatën që kalon Europa në luftën kundër terrorizmit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nderrimi-i-viteve-policia-shton-masat-e-sigurise-ne-tirane/