Policia në punë për festat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektivët e policisë në 12 drejtoritë e qarqeve, përfshi dhe Policinë Kufitare, kanë kaluar në gatishmëri të plotë deri në ndërrimin e viteve. Sipas urdhrit të firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, 70 përqind e strukturave të policie kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar. Sipas urdhrit, ?Strukturat e Policisë në nivel qendror e vendor kanë hartuar dhe do të zbatojnë një plan masash për parandalimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, garantimin e rendit si dhe menaxhimin e trafikut rrugor e parandalimin e aksidenteve. Çako ka kërkuar që kufiri të jetë sa më i kontrolluar gjatë këtyre ditëve, kjo jo vetëm në shërbim të qytetarëve me shtimin e sporteleve, por edhe rasteve të paligjshme. Mësohet se të gjithë efektivët e policisë rrugore do të jenë në punë për t?iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve të rrugës, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga ana tjetër do të ketë shtim të efektivëve në terren, por edhe patrullave për garantimin e rendit. Për të koordinuar veprimtarinë e policisë në terren dhe çdo operacion që do të kryhet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionojnë grupet e drejtimit operativ.

Share This Video


Download

  
Report form