Nxënësit e kthyer nga azili, vështirësi në shkollë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-17

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sara është nje nga shume nxënëse qe i eshte rikthyer shkollës ne atdhe. Dy vjet me pare familja e saj u largua drejt Francës, ne Marseje, me shpresën per te jetuar atje. Hyrja ne nje nga shkollat e Marsejës, nuk ishte e thjeshte per te, ndaj e humbi nje vit. Por disa muaj pasi nisi mësimet ne lice, familja e saj kthehet ne Shqipëri. Tashme nxënëse ne vitin e pare ne gjimnazin Petro Nini, 16 vjecarja na tregon per shkollën ne Marseje dhe rikthimin ne Tirane. Per te hyre ne gjimnaz, Sares iu desh vërtetimi i shkollës, ku vijoi mësimet ne France si dhe iu nënshtrua këtu provimeve ne disa lende. Per fëmijët qe kthehen nga vendet azilkërkuese Ministria ka krijuar lehtësira per mos u humbur vitin shkollor. Ministria e Arsimit nuk bën publike shifrat e fëmijëve te larguar me familjet ne vendet azilante dhe as atyre qe jane rikthyer. Megjithatë, harta e largimeve është e shtrire ne te gjithë vendin, ndërsa mungesat me te mëdha vihen re ne shkollat e Tiranës, Vlores, Shkodres, Kukesit. Ndërkohë Sara, pasi e humbi nje vit shkolle nuk mendon te largohet pa përfunduar gjimnazin, edhe pse familja e saj do te niset serish drejt nje shteti tjetër europian.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS