Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre ditë para protestës së njoftuar të Partisë Demokratike, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje protestuesve dhe opozitës të mos vandalizojnë sërish qytetin. Veliaj thotë se penalite do të ketë ndaj kujtdo që dëmton rrugët veprat publike.
Erion Veliaj: I lus organizatorët e protestës, të mos jetë një protestë sërish vandale. Ne nuk do të hezitojmë që të penalizojmë sërish cilindo që shkul një pllakë, cilindo që vjedh një pusetë, cilindo që pret një pemë ose që dëmton dekorimet në qytetin tonë. Le të mos shkatërrojmë gjërat e bukura, gjërat që i rregullojmë dhe gjërat që paguhen nga taksat e të gjithëve, ndaj që kushdo që vjen në Tiranë për të protestuar është mëse i mirëpritur por vandalët nuk i tolërojmë. Kjo do të thotë që do të paguhet si ?Çeço? gjoba që është vënë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-para-protestes-organizatore-dhe-pjesmarres-mos-vandalizoni-serish-qytetin/