Shorti per europianin 2016 ne france e ka vendosur shqiperine ne nje grup me organizatoret e kompeticionit. Ndersa ndeshjen e pare shqiperia e de biazit do ta luaje me zvicren qe ka ne ekipin e pare 5 shqiptare. Ne grup kemi edhe Rumanine. Te gjitha transmetimet e ndeshjeve te europianit jane nje ekskluzivitet I top channel ne Shqiperi.
Dy ditë pas aktit të paprecedentë të bllokimti të tregut të karburanteve nga kompania që ka monopolin e markimit, kryeministri edi rama tha se qeveria ndodhet ne pozicion te veshtire ne arbitrazh perballe kontratave koncensionare te Berishes te cilat ai i cilesoi si tradheti ndaj popullit dhe vendit.
25 vjetori i themelimit te partise demokratike, partise se pare pluraliste u perkujtua ne nje ceremoni ndryshe ne sallen e madhe te pallatit te Kongreseve. Nga tribuna e kesaj feste drejtuesit e opozites kerkuan qeveri teknike ndersa berisha beri thirrje per rrezimin e qeverise me cdo mjet te mundeshem demokratik.
Riaktivizimi nga serbia i sistemit te radareve ne Leposaviq, ne veri te kosoves, ka shaktuar reagimin e eksperteve te sigurise, te cilet e cilesojne kete nje shkelje te sovranitetit, duke fajesuar KFOR-in qe pergjigjet per ruajtjen e kufirit me serbine. Ky system kontrollon hapesiren ajore te serbise, kosoves dhe shqiperise.
?
Republikanet ne SHBA jane ne kaos per shkak te deklaratave ekstremiste te te nominurait per garen e kandidateve ne zgjedhjet presidenciale, Donald Tramp. Madje hipotezat mes tyre kane shkruar deri aty sa te cilesojne Trampin si nje agjet te demokrateve per te shkaterruar republikanet.