Kontrata për markimin e karburantit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare është ne nje konflikt te ri me koncesionarin qe ka te drejtën e markimit te karburantit, konflikt i cili nëse nuk zgjidhet me mirëkuptim, rrezikon te ketë kosto për buxhetin. Kreu i Komisionit te Ekonomisë, Erjon Braçe tha se ky konflikt buron nga nje kontrate e miratuar nga qeveria e mëhershme, sipas te cilës, kompania qe mori këtë te drejtë te markimit te karburantit, mori edhe te drejtën për te markuar naftën bruto, një praktike kjo e cila nuk behet ne vende te tjera. Por situata duket edhe me e komplikuar, pasi kompania austriake, e cila mori koncesionin pak kohe me pare ka shitur aksionet, dhe ky transaksion për Erjon Braçen, duket i dyshimte. Por pikëpyetjet me aktivitetin e kësaj kompanie lidhen edhe me teknologjinë qe ajo përdor. Sipas Braçes, markrimi behet ne kushte primitive. Si pasoje e moszbatimit te kësaj kontrate nga ana e qeverise aktuale, kompania private tentoi ndërprerjen e markimit, por ndërkohe tregu i karburanteve, nuk pati asnjë problem.

Share This Video


Download

  
Report form