http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohe qe buxheti dhe paketa fiskale vijojnë te diskutohen nen per nen ne Komisionet Parlamentare, krerët e mazhorances qeverisëse u takuan ne rezidencën qeveritare pranë kryesisë se kuvendit. Kryeministri Rama, kreu i kuvendit Meta, kreu i PDIU-se Shpëtim Idrizi, ministrat e linjës, krerët e dy grupeve parlamentare diskutuan për 2 ore me radhe për te vendosur pikat mbi ?I? për çështjet me te diskutuara, si nga grupet e interesit ashtu dhe nga vete aleatet.Pas takimit, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha per mediat se mazhoranca ka rene dakord për votimin e buxhetit dhe paketën fiskale. Drejtuesit e shumicës qeverisëse, ranë dakord edhe për miratimin në Parlament të ligjit për pushtetin vendor, i cili sipas Ahmetajt, do të përfitojnë fonde të mëdha nga qeveria. Përveç buxhetit 2016, mazhoranca diskutoi edhe per reformën zgjedhore. Projektbuxheti i vitit te ardhshëm pritet te kaloje per miratim nen per nen ne seancën plenare te datës 17 dhjetor.