http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pese ditë pasi vrau shoku u e tij Arben Hasa në Manëz të Durrësit, policia ka vënë në pranga Miran Tilën, si autorin e krimit te rende. Ai u arrestua në fshatin Ishëm i fshehur në një banesë të braktisur. 43-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ditën e enjte, nuk ka bere rezistence. Ne duart e policisë ka rene edhe arma e krimit, një automatik kallashnikov. Arben Hasa 39 vjeç u gjend i vrarë mëngjesin e 3 dhjetorit në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalzit. Fillimisht policia gjeti automjetin e tij të braktisur, tip BMW, në të cilën kishte njolla gjaku, si dhe dy fishekë e një gëzhojë automatiku. Menjëherë, uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje dhe vetëm në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje, u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i 39-vjeçarit.Sipas eksperteve, ai është qëlluar me automatik kur ka qenë në automjet, dhe i plagosur ka tentuar te largohet pak metra por është goditur nga nje tjetër plumb, vdekjeprurës. Shkak i kësaj vrasje se ka qenë një konflikt i vjetër, i nisur para katër muajsh. Arben Hasa ishte pronar i një zdrukthëtarie në Maminas.