http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Sulmeve terroriste të Parisit, ku gjetën vdekjen 130 persona, qeveria shqiptare vendos te thelloje bashkëpunimin me Francën ne luftën e përbashkët kundër ekstremizmit. Kjo është bere e ditur gjate vizitës qe kryeministri Rama ka zhvilluar ne France, ku është pritur nga homologu i tij Manuel Valls. Zyra e shtypit pranë kryeministrisë, bën me dije se në takimin që zgjati për mbi një orë, dy kryeministrat shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit në te ardhmen, me fokus në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë. Kryeministri Rama i shprehu Kryeministrit Valls solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, kërcënimit më serioz të vlerave njerëzore në mbarë botën. Duke vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, Kryeministri francez Valls, u ndal në mënyrë të veçantë të reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave. Ai garantoi dhe insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit, krerët e dy qeverive biseduan edhe mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës, ku një interes të veçantë për francezët paraqitën nismat shqiptare në fushën e shkëmbimeve rinore. Valls ka konsideruar si një shembull për t?u ndjekur bashkëjetesën në paqe mes besimeve fetare në Shqipëri. Në fund të takimit, kryeministri Rama iu dhuroi homologut Valls bluzën e kombëtares shqiptare të futbolli, në të cilin ishin shkruar fjalët simbol të Francës: Liri, Barazi, Vëllazëri.