http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 39 vjeçar nga fshati Karpen i Maminasit është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të enjtes. Trupi i pajetë i Arben Hases u zbulua nga policia në fshatin Manëz të Vjetër, pranë Gjirit të Lalzit në Durrës. Fillimisht policia ka gjetur automjetin e tij të braktisur tip BMW, në të cilën kishte njolla gjaku, si dhe dy fishekë dhe një gëzhojë automatiku. Menjëherë uniformat blu nisën kërkimet në terren për këtë ngjarje dhe vetëm në orët e para të mëngjesit dyshimet e policisë për vrasje, u konfirmuan pasi u gjet trupi i pajetë i 39 vjecarit. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se ai është qëlluar me automatik, kur ka qenë në automjet, dhe i plagosur ka tentuar te largohet pak metra ku është goditur nga nje tjetër plumb, vdekjeprurës. Policia thotë se ka identifikuar autorin e krimit, i cili ishte shok i viktimës. Arben Hasa ishte pronar i një zdrukthëtarie në Maminas, dhe dyshohet se shkak i ekzekutimit te tij te ketë qene konflikti për biznesin.