Falen kamatëvonesat e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Falje masive të kamatëvonesave të energjisë për mijëra familje dhe biznese. Vendimi i qeverise u komunikua nga vetë kryeministri Edi Rama. Qytetarët që kanë shlyer detyrimet e prapambetura, duke respektuar marrëveshjen me OSHEE-në, nuk do të paguajnë më kamatëvonesë, kundrejt një shume simbolike.?Është vendosur që 22 mijë familjeve barra e kamatëvonesave t?u hiqet përkundrejt pagese prej 100 lekësh të reja. Të paguajnë dhe fshihen nga sistemi e gjithë barra e kamatëvonesës.?Por Qeveria ka vendosur të përfshije ne ketë valë përfitimesh edhe ata që nuk e kanë respektuar aktmarrëveshjen.?2798 konsumatorëve, që lidhen aktmarrëveshjen dhe nuk kanë respektuar kushtet e saj, do t?u jepet mundësia që deri në 30 qershor 2016 të shlyejnë detyrimet dhe nëse këto familje do paguajnë rregullisht faturën dhe këstin 1 mijë lekë, atëherë edhe ata do përfitojnë shlyerjen e kamatëvonesave me 10 lekë në korrik?.Por jo vetëm konsumatorët familjarë, por edhe bizneset e vogla do të lehtësohen nga falja e kamatëvonesave. Për kreun e qeverisë, vendimi vjen si pasojë e suksesit në reformën në sektorin energjetik shqiptar dhe do te pasohet nga lehtësi të tjera për kategori të ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form