http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite me pare qendra me e madhe spitalore ?Nene Tereza? ne Tirane, u përball me ndërprerjen e furnizimit me ujë. Operacionet e planifikuara u pezulluan dhe shërbimet u përballen me një situate te pazakonte. Nëse qendra spitalore ?Nene Tereza? do te kishte dy linja furnizimi nga burime te ndryshme, ashtu siç e përcakton protokolli për institucionet e rëndësisë se veçante, kjo situate, nuk do te kishte ndodhur. QSUT, Spitali Ushtarak dhe spitale te tjera ne Tirane, kane vetëm nje linje furnizimi nga impianti i Bovilles. Ne raste ndërprerjesh, si ajo e pak ditëve me pare, spitalet përdorin depot rezerve. Drejtues te Shëndetit Publik ne Tirane, qe monitorojnë cilësinë e ujit, tregojnë se depozita e qendrës spitalore, nuk mban me shume se 400 metër kub ujë, e cila harxhohet ne pak ore. Specialiste te Higjienës i rekomandojnë drejtuesve te QSUT, por dhe spitaleve te tjera, kryerjen e investimeve për sigurimin e burimeve alternative si dhe për ruajtjen e cilësisë se ujit. Dilemave nëse duhet pire uji i çezmës apo jo, u japin përgjigje me argumente, specialistet e higjienës. Sipas tyre, uji qe del nga impianti i Bovilles, i cili furnizon 60% te Tiranës, është cilësor dhe i pijshëm, por kalimi i tij ne rrjet dhe ne depozita, e ndryshon përbërjen. Rrjeti i Ujësjellësit ne Tirane është i viteve ?70, i amortizuar dhe nuk është ndërhyrë për rinovimin e tij. Ndërsa depozitat e pallateve, nuk pastrohen prej vitesh, çka e bën ujin qe del ne çezma, gjithnjë e me te pasigurt.