Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në Romë nga Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin Italian, z. Vannino Chiti, me të cilin biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.