http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mariglen Dervishllarit është një tjetër shqiptar i vrarë në Siri, ku luftonte krah militanteve te Shtetit Islamik. 27-vjeçari nga fshati Rëmenj i Pogradecit, ishte larguar nga Shqipëria për në Turqi më 24 tetor të vitit te shkuar, nga aeroporti i Rinasit dhe më pas kishte shkuar në Siri. Për familjarët, ky ishte udhëtimi i tij i dytë drejtë Sirisë. Sipas tyre, Marigleni është larguar nga shtëpia një vit më parë, dhe gjatë kësaj kohe, nuk kanë komunikuar fare me të. Babi i Mariglenit tregon se lajmin e mori vesh nga mediat, ndërsa nuk ka mundur që të konfirmoje te vërteten e kësaj ngjarjeje. Deri tani, numri i viktimave shqiptare në Siri përllogaritet te ketë shkuar në 14 persona.