Rikthehet uji në QSUT dhe Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 24 orësh ndërprerje, rikthehet uji dhe normaliteti ne qendrën spitalore ?Nene Tereza?. Operacionet e shtyra një dite me pare, janë zhvilluar sot e po ashtu edhe shërbimet e tjera vijojnë punën normalisht. Familjare te personave te shtruar ne pavionet e QSUT-së, konfirmojnë se nuk ka pasur largime te detyruara te pacienteve nga spitali. I vetmi problem per ta, por tashme i zgjidhur ishte mungesa e ujit dhe pezullimi i operacioneve te planifikuara. Kjo situate është shfrytëzuar nga opozita per te akuzuar drejtuesit e shëndetësisë dhe ne mënyrë te veçante ministrin Ilir Beqaj. Nga qendra spitalore, deputetja Albina Deda e cilësoi papërgjegjshmëri te ministrit Beqaj. Ndërkohe, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka sqaruar situatën ne spitalet e Tiranës dhe për ndërhyrjet qe janë bere për te siguruar ujë ne shërbime te veçanta si ai i dializës. Krahas qendrës me te madhe spitalore ne vend edhe gjysma e kryeqytetit ishte pa ujë. Reshjet e dendura te shiut dhe turbullira e pazakonte e krijuar ne liqenin e Bovilles, detyruan krerët e Ujësjellësit te pezullonin furnizimin. Sipas specialisteve, por dhe drejtuesve te bashkisë, nëse uji do te futej ne impiant, do te dëmtoheshin rende filtrat, ndërsa kryeqytetasit do furnizoheshin me ujë te ndotur. Pas 24 oresh, furnizimi me ujë ne kryeqytet është normalizuar dhe pas analizave te njëpasnjëshme specialistet garantojnë për cilësinë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form