http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miratimit të projekt ligjit që bën të mundur nxjerrjen jashtë politikës dhe administratës te personave me rekorde kriminale, deputeti socialist Taulant Balla tha se këto ndryshime ishin të domosdoshme.?Sa i takon efekteve të ligjit ato janë të menjëhershme. Në rast të konstatimit të shkeljeve që parashikon ky ligj, çdo person që hyn në incidencën e tij duhet të lirojë funksionin publik?.Sipas Ballës ky është një ligj shumë i mirë dhe i konsoliduar, pasi i referohet praktikes se disa vendeve anëtare të BE.?Procedura parlamentare do që të respektohet procedura në mënyrë që të bashkëshoqërohen dhe ndryshimet kushtetuese, megjithatë PS siç e konfirmoi edhe në Komisionin e Posaçëm është e gatshme që në kohën më të shpejtë të mundshme që e lejon procedura parlamentare ky ligj të miratohet në kuvendin e Shqipërisë?.Deputeti Balla i beri këto komente nga Bilishti pas nje takimi me strukturat e PS-se.