Kriminalizimi i shpifjes. Rama: Keqkuptim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ka kërkuar ndjesë për faktin se kriminalizimi i shpifjes, ka krijuar një keqkuptim të madh. Në një postim ne Facebook, shefi i qeverisë sqaroi që herët në mëngjes, se neni nuk ka asnjë lidhje me shtypin. ?Shpifja, duhet te jete vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit? - shkruan Rama në Facebook. Edhe aleati i tij Ilir Meta, duke u shprehur kundër kriminalizimit te shpifjes per gazetaret, sqaroi se neni do te riformulohet.LSI e ka përshëndetur dekriminalizimin e shpifjes në kohën e qeverisë Berisha?Besoj që LSI mbështet çdo iniciativë për dekriminalizim apo jo. Jua thashë që kam përshtypjen që është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Kështu që do ketë reflektim besoj.Por reagimi i mediave dhe partive politike duket se kane detyruar qeverinë te ripozicionohet. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka deklaruar se qëllimi i projektligjit, nuk ka qene media por politikanet dhe drafti do te shkruhet edhe njëherë.Por ky pozicion i ri i qeverise nuk e ka shuar revoltën e opozitës. Nënkryetari i Komisionit te Ligjeve, Oerd Bylykbashi, deklaron se duke klasifikuar shpifjen si vepër penale kryeministri kërkon te fuse ne burg opozitën.Ne 24 orët e fundit, gazetare dhe politikane kane kritikuar ndryshimet ne kodin penal te miratuara nga qeveria e qe synojnë qe shpifja nga kundravajtje penale te jete vepër penale e te dënohet deri ne 3 vjet burg.

Share This Video


Download

  
Report form