Thaçi: Kosova sërish aplikim në UNESCO - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron se Kosova nuk do te dorëzohet, pas dështimit me vetëm tre vota per t?u bere pjese e UNESCO-s, duke theksuar se do te aplikoje serish. Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Thaçi, pasi shpreh zhgënjim per rezultatin e votimit, thekson se u bene përpjekjet maksimale per anëtarësimin e Kosovës.?Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç?është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.? Edhe ministri i integrimit europian Bekim Çollaku është shprehur besimplote se Kosova do te arrije te anëtarësohet ne UNESCO, por edhe organizata te tjera te rëndësishme ndërkombëtare ne te ardhmen. Zhgënjimin per mosanetaresimin e ka shprehur edhe ministri i kulturës se Kosovës, Kujtim Shala, i cili ishte ne Tirane per një konference.

Share This Video


Download

  
Report form