http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço duket se ka dhënë dorëheqjen pas një takimi te papritur qe zhvilloi pas mesditës me kryeministrin Rama. Deklaratën për dorëheqjen nga posti ministror, ministri Naço, pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas burimeve, mësohet se ia ka dorëzuar kryeministrit pas një bisede qe zhvilloi në Këshillin e Ministrave. Në selinë e kryeministrisë mësohet se ka qenë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, për të diskutuar mbi dorëheqjen e ministrit të tij. Ende nuk është bërë zyrtare pranimi i kërkesës dhe duket se po vijojnë diskutimet mbi pranimin ose do të dorëheqjes në mënyrë definitive.Nuk bëhen të ditura detaje të arsyes së dorëheqjes së ministrit Naço, por burimet bëjnë të ditur se Naço ka kërkuar pranimin e kërkesës për largim nga posti ministror për arsye personale. Nasip Naço mban postin e ministrit të drejtësisë prej dy vitesh, që prej nisjes së qeverisë së koalicionit të majtë PS-LSI, pas zgjedhjeve politike të vitit 2013.