http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erjon Veliaj premton heqjen e mësimit me turne ne shkollat e Tiranës. Brenda mandatit te pare, kryetari i bashkisë deklaron zgjidhje te problemit shumëvjeçar per nxënësit dhe mësuesit e kryeqytetit. Ne bashkëpunim me sektorin privat dhe me hartimin e buxhetit te ri, jane planifikuar investime per ndërtimin e shkollave te reja. Gjate përurimit te nje tjetër çerdheje te rikonstruktuar ne zonën e Shkozës, Velija, deklaroi përmirësimin e kushteve ne çdo çerdhe dhe kopsht te Tiranës, pavarësisht nëse ndodhet ne qendër apo periferi. Duke theksuar prioritetin e tij ndaj fëmijëve, kryebashkiaku u shpreh se bashkia do te forcoje sistemin e mbledhjes se taksave dhe detyrimeve, për t?i kthyer te ardhurat ne investime.