http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur te mos injoroje asnjë dalje publike apo premtim te liderit te opozitës Lulzim Basha. Nga selia e Partisë Socialiste ka dale deputeti Alfred Peza për te risjelle ne vëmendje se kryetari i PD Lulzim Basha eshte një politikan, te cilit nuk mund t?i besosh per shkak te dështimeve te tij ne te gjitha postet drejtuese qe ka pasur ne ekzekutiv apo qeverisje vendore.Alfred Peza:Lulzim Basha është njeriu që askush nuk e beson. Sepse ai është njeriu që në katër vjet fjeti në Bashkinë e Tiranës, si ministër i jashtëm shiti mbi 300 km katror det të Shqipërisë, si ministër i Brendshëm vrau katër qytetarë të pafajshëm në bulevard vetëm pse protestuan dhe si ministër i Transporteve vodhi mbi 240 milionë euro në ?Rrugën e Kombit?. Ky njeri është i provuar si simboli i antiligjit.Për t?iu kundërpërgjigjur Pezës, Partia Demokratike ka nxjerre Grida Dumen, e cila del ne foltoren e PD per here te pare pas humbjes se zgjedhjeve ne Durrës.Grida Duma:Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që nuk mbajti as edhe një nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Ai do të mbahet mend si mashtrues i pashoq. Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato.Prej disa javësh qe prej nisjes se turit te liderit te opozitës Lulzim Basha ne qytetet e Shqipërisë, dy partitë me te mëdha PD e PS kane sulmuar shpesh njëra-tjetrën, duke i kujtuar premtimet e pambajtura e dështimet.