http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duhet të përfundonte në tetor të këtij viti, ku ishte planifikuar të luhej një nga ndeshjet më të rëndësishme, ajo Shqipëri Serbi, por në fakt nuk ndodhi. Megjithatë në fund të muajit shkurt Shkodra do të ketë gati stadiumin e ri ?Loro Boriçi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pasi ka parë nga afër punimet. Pas vizitës në stadium, presidenti Duka ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati, për të diskutuar mbi problemet e stadiumit.