http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Furtune shkarkimesh ne ujësjellësin e Tiranës. Ketë e paralajmëroi vete kryetari i bashkisë Erjon Veliaj pas nje bilanci te bere për numrin e punonjësve ne kete institucion dhe buxhetin qe shpenzohet për paga. Zyrtare dhe militante te Partisë Demokratike pas rotacionit politik te dy viteve me pare dhe largimit nga dikastere te rëndësishme, sipas Veliajt, u futen nga kryetari Basha ne borderotë e ujësjellës kanalizimeve. Rreth 1 mije veta ne ketë kompani janë staf politik gati sa dyfishi i numrit te gjithë punonjësve te Bashkie se Tiranës. Per kete arsye Veliaj paralajmëroi nje vale shkarkimesh ne kompaninë qe e quajti parking politik. Gjate nje aktiviteti per ditën e ujit, Veliaj deklaroi borxhin e ujësjellësit ndaj kompanive te tjera 65 milion dollarë. Ndërsa 20 milion dollarë është detyrimi ndaj firmave qe kane fituar tendra per te riparuar rrjetin ne rruge. Kryebashkiaku paralajmëroi se keto firma nuk do te marrin asnje para, nese nuk përfundojnë punimet. Ne janar te vitit te ardhshëm fatura e ujësjellësit do te përmbaje edhe pagesa te tjera. Te gjitha taksat ndaj pushtetit vendor, taksa e banesës, pastrimit dhe tarifa te tjera do te renditen ne faturën e ujësjellësit per t?u paguar çdo muaj ne mënyre te përpjesëtuar.