Tirana me “Central Park” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt, banorët e Tiranës do të kenë një Bulevard të ri, 6 herë më të madh se parku ?Rinia?. Gjate inspektimit te punimeve, kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se në dy muajt e fundit, ky projekt ka ecur më shumë se në katër vitet e shkuara.?Kemi marrë një vendim që në mes të bulevardit të kemi një park qendror, shumë i ngjashëm me atë që qytetarët kanë parë në Nju Jork ose në qytete të tjera të rëndësishme të botës?, deklaroi Veliaj. Ai tha se vendimi i parë i marrë nga bashkia për këtë projekt ishte pasja e një parku qendror, rreth 6 herë më të madh se parku ?Rinia?, i cili vjen në dobi të qytetarëve dhe shton vlerën e pronës në këtë zonë të Tiranës. Veliaj thote se, qytetarët e njësisë nr. 11 kanë nevojë që bulevardin, bashkë me zhvillimin dhe urbanizimin që sjell ai, ta shohin edhe si një hapësirë argëtuese dhe çlodhëse. Sipas Veliajt paralelisht, Bashkia do të nisë punimet edhe për ndërtimin e një parkingu me kapacitet 400 vende.?Një tjetër lajm i mirë për qytetarët është se shumë shpejt fillojmë punimet për parkingun 400 vendesh në zonën ku sot ndodhet stacioni i vjetër i trenit. Kjo zonë do të jetë një stacion urban qytetas për pasagjerë, kurse procesimi i mallrave do të ndodhë jashtë Tiranës. Në asnjë vend të botës nuk ka nostalgji për të pasur përpunim mallrash në stacionin qendror të qytetit, prandaj do të rikthejmë stacionin e qytetit vetëm për pasagjerët?.Kryebashkiaku falënderoi familjet tiranase, të cilat janë treguar shumë bashkëpunuese për çështjen e shpronësimeve, në mënyrë që puna të ecë më shpejt. Veliaj bëri me dije se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të ketë një prezantim të plotë të ndryshimeve që i janë bërë projektit të bulevardit të ri.

Share This Video


Download

  
Report form