Mbrëmja e dytë e “Dancing with the stars” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e dytë e spektaklit ?Dancing with the stars?, përcolli jo vetëm performanca të reja, por edhe shumë emocion. Ethet e dance off-it pushtuan të gjithë konkurrentët deri në momentin final, kur edhe u komunikua se nuk do të ketë eliminime. Konkurrentët në këtë puntatë dukeshin të zhveshur nga emocionet e natës, por të mbërthyer nga ethe të reja. Në transmetim të drejtpërdrejtë në Vizion Plus dhe platformën Tring, nga teatri i kërcimit nuk munguan as mesazhet sensibilizuese, si ai i Ambra Medës. Performanca e saj, jo vetëm u vlerësua me pikët maksimale, por edhe u cilësua si koreografia më e bukur e mbrëmjes. E nëse, Albatros Rexhaj u kritikua javën e shkuar për performancën e tij në arenën e kërcimit, në mbrëmjen e dytë ia ka dalë të ekzekutojë më së miri koreografinë e vallëzimit të tij dhe të vlerësohet nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri. Spektakli që ofruan 12 konkurrentët në teatrin e kërcimit në Vizion Plus, sjell javën tjetër emocione të reja, pasi pritet te vendoset edhe i eliminuari i parë i edicionit të gjashtë.

Share This Video


Download

  
Report form