http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një banese në zonën e ish-kënetës në Durrës ishte shndërruar prej kohesh në një laborator të përpunimit dhe ambalazhimit të drogës nga disa biznesmenë. Baza e lendeve narkotike u zbulua nga policia e Durrësit mbrëmjen e së premtes, ku u gjetën dhe sekuestruan 700 kg kanabais sativa. Laboratori qe ndodhej brenda banesës, shërbente për paketimin e drogës që vinte nga zona të tjera te vendit e më pas bëhej gati për transport. Operacioni i koduar ?Koordinata?, ka çuar në arrestimin e 7 biznesmenë në qytetin e Durrësit, emrat e te cilëve ende nuk behen te ditur. Sipas burimeve në Policinë e Durrësit në mesin e të prangosurve ka biznesmenë nga Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Policia ka mundur të sekuestroje edhe armë në banesat e të arrestuarve. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky ishte një rrjet i mirëorganizuar trafikantësh, me lidhje te fuqishme. Ndërkohë pritet të ketë të tjera arrestime.