Në një intervistë për Top Channel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se, nuk ka as tradhti dhe as heroizëm në Asocacionin e Komunave Serbe. Ai shtoi se, kjo është zgjidhja e vetme, që integron Republikën e Kosovës si një shtet. Po ashtu, Mustafa thekson se është i gatshëm për dialog me opozitën në Kuvend, por tryezën - sipas tij, - e thërret Presidentja Jahjaga.