Plani për Parkun e Liqenit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si do te jete parku me i madh i kryeqytetit, ai i kodrave te liqenit? Se shpejti hapësirës se tij do t?i shtohen 5.5 hektarë sipërfaqe e gjelbër qe aktualisht është pjese e Gardës se Republikës. 13 godina te këtij institucioni, qe ndodhen ne hyrje te parkut te liqenit, do te shemben dhe e gjithë hapësira prej 52 mije metrash katror do te jete ne funksion te qytetareve. Specialistet e urbanistikes ne Bashkinë e Tiranës shpjegojnë me detaje zbatimin ne terren te projektit fitues, te nje studio franceze, per hyrjen e Parkut te Liqenit Artificial.Parku i Liqenit Artificial tashme ka dhe masterplanin e zhvillimit. Ai parashikon ruajtjen me fanatizëm te zonës se gjelbër te Tiranës dhe zbatimin e 10 projekteve ne zona te veçanta brenda tij. Projekti me i shpejte do te jete ai i parkut te madh te lojërave per fëmijët pranë digës se liqenit. Masterplani parashikon zona te veçanta për argëtim, vrapim, udhëtime me biçiklete, pra nje park vetëm per këmbësoret dhe i pa prekur nga ndërtimet. Matserplani i Parkut te Liqenit Artificial do te diskutohet me qytetaret e Tiranës, grupet e interesit dhe do te kaloje për miratim ne fillim te vitit te ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form