Parlamenti shtyn hetimin e CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtyhet me te paktën një muaj shqyrtimi nga parlamenti i propozimit te demokrateve për hetim ndërkombëtar per çështjen e kompanisë CEZ. Mazhoranca i është referuar rregullores se kuvendit per te sqaruar se programi punës se kuvendit është mbyllur deri ne 5 nëntor e vetëm pas këtij momenti, mund te merret ne konsiderate se ne cilat data do te shqyrtohet projekt-ligji i PD për hetimin ndërkombëtar te CEZ. Por nuk është vetëm procedura qe i ka shkaktuar opozitës humbjen e betejës per CEZ, pasi socialistet e kane bere te qarte se nuk do ta votojnë propozimin e PD. Per kallëzimin qe Kontrolli i Larte i Shtetit beri nje dite me pare per çështjen e CEZ ndaj ministrit te energjisë Damian Gjiknuri, ky i fundit e cilësoi një fletërrufe politike te përgatitur nen ndikimin e PD. Por edhe pse nuk kane arritur te fusin ne kalendarin 3-javor te punimeve te parlamentit çështjen e CEZ, demokratet ia kane arritur te bllokojnë per me shume se 2 ore seance plenare duke diskutuar vetëm per kete çështje.

Share This Video


Download

  
Report form