Elbasani dhe Korça pas përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përveç jugut të vendit reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Elbasan. Më problematik ka qenë përroi i Zaranikës, i cili ka shkatërruar argjinaturën, duke rrezikuar banorët e pallateve në lagjen Haxhias, si dhe depon e ujit të pijshëm. Banorët shprehen shqetësimin e tyre për këtë situatë dhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme. Problematik mbetët edhe aksi rrugor nacional Banjë -Gramsh, si dhe disa rruge te tjera dytësore. Shtabi i Emergjencave Civile pranë prefekturës po monitoron të gjithë situatën në të gjithë qarkun e Elbasanit dhe sipas kësaj zyre, ulja e intensitetit te reshjeve të shiut e ka normalizuar disi situatën. Edhe në juglindje dëmet e shkaktuara nga vërshimi i ujërave janë të mëdha. Prefekti i Korçës Ardit Konomi ka mbledhur shtabin e emergjencave. Shumë fshatra në zona të thella janë bllokuar, pasi një pjesë e urave në këtë zonë janë të shembura. Deri më tani sipas prefektit nuk ka patur raste të emergjencave shëndetësore.

Share This Video


Download

  
Report form