Shqipëria e pëson në fund nga Serbia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria e futbollit nuk i shpëtoi edhe ketë here sindromes se humbjes ne minutat e fundit, ndërsa tregoi se nuk e mban dot presionin e sfidave decizive. Ne ?Elbasan Arena? kuqezinjtë humben 0-2 ne katër minutat e shtesës ndaj Serbisë, ndërsa tashme u duhet te fitojnë ne Jerevan ndaj Armenisë, nëse duan te presin biletën e kualifikimit direkt per ne europian. Ne një përballje te përziere mes emocioneve te shumta dhe urrejtjes ku pesha e historisë ishte nje nga faktorët kryesore, kombëtarja shqiptare e nisi takimin me dëshire, por hasi ne rezistencën e forte te miqve. Ne nje loje shahu ku secili priste gabimet e tjetrit, te te dy skuadrat mendimi i pare ishte mosdhënia hapësire kundërshtarit per te fituar terren. Me nje skuadër me mjaft ndryshime nga ndeshja e mëparshme, formacioni i De Biasit nuk u shfaq per asnjë moment agresiv nga krahët, ndërkohe qe Serbia filloi te kontrollonte lojën duke u kundërpërgjigjur rrezikshëm. Dy raste ne pjesën e pare per miqtë, kapiteni Ivanovic dhe goli i anuluar i Ljajic. Me fillimin e pjesës se dyte De Biasi freskoi skuadrën, ndërsa kuqezinjtë ishin me kërkues, por qe aksionet përfundonin pa sukses ne finale. Atëherë kur pritej qe ndeshja te përfundonte ne barazim, nje pike qe do te ishte fantastike duke pare dhe humbjen e Danimarkës, miqtë shokuan te zotet e shtëpisë, duke goditur me Kolarov ne minutën e pare te shtesës. Akoma pa e mare veten nga pësimi i golit te pare, Adem Ljajic ne nje kundërsulm te shpejte mposhti për here te dyte portierin Berisha duke vulosur shifrat 2-0.Radovan Çurçiç:Jam shume i lumtur për ketë fitore dhe mendoj se fitoi ekipi me i mire. Nëse do te kualifikohet Danimarka apo Shqipëria ne europian mendoj se çdo gjë shkon sipas meritës. Ai ekip qe do te renditet i dyti ne fundin e këtyre eliminatoreve do ta meritoje. Unë e respektoj Shqipërinë per pozicionin dhe piket qe ka, keni një ekip te mire.Gianni De Biasi:Ajo qe vlente ishte qe ne te merrnim një pike, pike qe do te ishte si ar i çmuar per ne. Vazhdojmë te ndjekim instinktin dhe jo arsyen, u thashë lojtareve që të mos avanconin shumë, por u rrëmbyen nga publiku dhe nga dëshira për të fituar. E megjithatë e kemi dhe nje shans ne Armeni dhe do te bëjmë gjithçka per kualifikimin.Sfidën e fundit për eliminatoret kuqezinjtë do ta luajnë ne Erevan ne 11 tetor ne orën 18 ndaj Armenisë.

Share This Video


Download

  
Report form