Serbia reagon ndaj Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ne Asamblenë e Përgjithshme te OKB-se, ku beri thirrje per njohjen e pavarësisë se Kosovës, nuk është pritur mire nga Serbia. Beogradi reagoi përmes ambasadorit ne Kombet e Bashkuara, Milan Milanovic, qe e cilësoi qëndrimin e Rames abuziv, duke theksuar se shefi i qeverise shqiptare mashtroi shtetet anëtare te organizatës per dialogun, qe po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel per normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, bisedimet nuk po mbahen mes dy shteteve, por mes Beogradit dhe Institucioneve të Përkohshme vetëqeverisëse ne Kosovë. Kosova tha Milanovic, nuk është shtet dhe as anëtare e OKB-se dhe paralajmëroi se deklarata te tilla do te rrezikojnë rezultatet pozitive te dialogut te Brukselit, si dhe do te ndalin progresin e mëtejshëm. Kryeministri Rama theksoi gjate fjalimit ne OKB se njohja e pavarësisë se Kosovës do te kontribuonte ne forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ne rajon. Liderët kosovare qe morën pjese ne punimet e Asamblesë se OKB ditët e fundit ne Nju Jork e shfrytëzuan qëndrimin atje per te siguruar mbështetje per anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO, ndërsa Serbia po përpiqet ta pengoje ate. Kërkesa qe Kosova te jete pjese e saj shqyrtohet nga Këshilli Ekzekutiv i organizatës, ndërsa nje vendim pritet te merret ne muajin nëntor.

Share This Video


Download

  
Report form