Rikthehet “Carmina Burana” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë herë në skenën e Operas do të bëhen bashkë rreth 200 artistë. Trupa e baletit, kori dhe orkestra e Teatrit të Operës, vijnë nën drejtimin e dy emrave të njohur teatrove klasikë jo vetëm në Gjermani ku ata punojnë, por edhe në skena europiane. Koreografi i njohur Youri Vamos, ka mbërritur në Tiranë vetëm pak ditë më parë për sjellë një ?Carmina Burana? që nuk i largohet aspak subjektit tradicional, por që sillet si një vepër mjaft moderne në balet.?Nga ana subjektive jam munduar të ruaj dhe të shpëtoj atë që është tradicionale në këtë vepër. Megjithatë elementët kryesorë të baletit jane modernë, por aspak të vështirë për t?u kuptuar nga publiku. Kam zgjedhur këtë interpretim koreografik të Carmina Buranës në Tiranë, pasi këtë pune e kanë duartrokitur sa herë e kam vënë në skenë nëpër Europë. Shpresoj që edhe ju ta pëlqeni?.Nga Gjermania ka mbërritur edhe dirigjenti shqiptar Desar Sulejmani, i cili do të drejtojë orkestrën. ?Carmina Burana? do të shfaqet për publikun, ne datat 4, 7 dhe 8 tetor.

Share This Video


Download

  
Report form