http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis kështu një nga ditët me te rëndësishme te fesë islame, me faljen e Namazit të kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit, Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? u mbush edhe këtë vit me besimtarë, të cilët u bashkuan për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ne fakt, e enjtja kulmon jo vetëm me ritin e kurbanit, por edhe me fundin e pelegrinazhit ne Meke te Arabisë Saudite. Në nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët për më shumë mbarësi dhe begati. Zanafilla e Kurban Bajramit lidhet me profetin Ibrahim, te cilit iu urdhërua nga Zoti ne formën e një sprove, te flijonte djalin e tij, Ismailin. E ndërsa profeti po zbatonte urdhrin, atij iu dha një dash për ta flijuar ne vend te djalit. Qe prej asaj kohe, në përkujtim të kësaj sakrifice kush ka mundësi, bën kurban, Ndërsa një pjese e mishit te kurbanit u dhurohet të varfërve. Pas faljes së namazit dita e festes, vazhdon me vizitat ne shtëpitë e njeri-tjetrit, e me pas me dreken tradicionale. Festa zgjat katër dite.