Besimtarët e fesë islame në Kosovë po shënojnë ditën e Kurban Bajramit. Pas faljes së namazit në xhaminë ?Sulltan Mehmet-Fatih?, e njohur si Xhamia e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përcolli mesazhin e paqes, duke bërë thirrje që njerëzit të jenë solidarë ndaj refugjatëve në nevojë.