98 subjekte janë ndëshkuar nga Inspektoriati Qëndror Teknik gjatë muajit gusht pasi tregtonin karburant në kundërshtim me ligjin. Ato janë gjobitur me një vlerë totale prej 74.1 mln lekësh, të publikuara nga Inspektoriati pas kontrolleve të ushtruara në qytete të ndryshme të Shqipërisë.