Konsensus për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në debatin për dekriminalizmin LSI këmbëngul për konsensus politik dhe në rastin se do të ketë dallime mes palëve, atëherë do duhet mendimi i Komisionit të Venecias, i cili do të ishte i detyrueshëm për t?u zbatuar.?Të arrihet konsensualitet dhe zgjidhje e përbashkët. Në ato pak momente kur do të arrihet mosdakordësi do i referohemi Komisionit të Venecias si vendim përfundimtar dhe ky do të jetë vendim i detyrueshëm për secilën palë?.Për Vasilin, çdo vendimmarrje e njëanshme nuk do të ishte në të mirë të procesit.?Të gjitha nismat që lidhen me procesin do shqyrtohen në Komisionin e Posaçëm. Konsesualiteti mund të arrihet, pasi draftet kanë 90 % ngjashmëri. Kryerja sa më shpejtë e këtij procesi, pasi zgjatja e tij në kohë ka qenë pa produkt dhe ka mbajtur të gjallë një debat të panevojshëm?.Socialisti Taulan Balla, i cili në mbledhjen e fundit të Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizmin, deklaroi se me nismën ligjore të qeverisë, komisioni mund të quhet i ezauruar, thotë se palët do të punojnë mbi dokumentet e propozuara dhe çka është më e rëndësishme në proces është konsensusi.?Procesi është i tillë që përfshin dy hapa, hapi i parë janë ndryshimet kushtetuese, disa çelësa që duhen hapur në Kushtetutë që ligji më pas të hyjë në fuqi. Është e pamundur të bësh një ligj për legjitimitetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve publikë nëse nuk bën ndryshimet kushtetuese. Dhe faza e dy projektligjeve, ai i ardhur nga qeveria dhe propozimi i opozitës. Jemi në një poçes komunikimi dhe mendoj se shumë shpejt do kemi të mundur të gjejmë një tekst të përbashkët që do të mundësojë miratimin me konsensus në Kuvend të dy fazave?.Por qëndrimi i socialistëve lidhur me kërkesat e opozitës për testin e drogën dhe shenjat e gishtërinjve është i pandryshueshëm. Për Ballën, këto janë propozime që bëjnë qesharak procesin.

Share This Video


Download

  
Report form