Kryeministri Edi Rama i ka quajtur jo vetëm sulme politike akuzat e opozitës për lidhje të politikës me trafikun e drogës, por prekje të interesave. ?Janë miliarda që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më?, deklaroi shefi i qeverisë. Pa përmendur emra konkretë, Rama tha se me logjikën e tyre, opozita është kokë e këmbë e lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal.