http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqipëri janë rreth 480 shoqëri qe ofrojnë shërbimin e transportit ndërqytetës, pa përfshire furgonat. Por ne fakt nevojat për te realizuar këtë shërbim janë 50 % me pak. Ky fakt është dëshmi qe evazioni ne këtë sektor është i larte. Ministri Haxhinasto paralajmëroi një pakete masash për te reduktuara këtë fenomen. Gjate nje vizite ne Parkun e Autobusëve ne Tirane, ministri bisedoi me përfaqësues te linjave nder urbane teksa dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, por edhe i paralajmëroi për penalitetet. Nga ana tjetër, kjo konkurrence e pandershme shoqërohet edhe me kushte aspak komode për autobusët, por jo vetëm edhe vendqëndrimet e mjeteve janë larg asaj qe duhet te kete një stacion autobusi.Tregu i transportit është ne kaos, pasi sikur te mos mjaftonin linjat e autobusëve, janë edhe furgonet qe ofrojnë këtë shërbim pa bileta dhe ne informalitet te larte.