http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
250 familje ne zonën e Mokrës ne Pogradec raportohet te jene larguar drejt Bashkimit Europian per te kërkuar azil, situate kjo qe per Partine Demokratike është tërësisht përgjegjësi e qeverise. Kryetarja e komisionit për çështjet sociale Albana Vokshi, ka vizituar disa prej familjeve qe ende banojnë ne fshatrat e kësaj zone për tu njohur me problematiken qe i detyron ata të largohen nga Shqipëria. ?Unë jam e ve dhe kam për të rritur me një pension minimal, dy fëmijë. Ata janë në shkollë dhe unë nuk arrij t?i ushqej me bukë dhe librat nuk kam me se t?ua blej. Më mirë të vdes në rrugët e Gjermanisë sesa në këtë fshat të humbur, pa shpresë.? ?Ju e shihni që këtu ka një varfëri migjeniane, pa drita e me qirinj, pa ujë, ku mungojnë dhe mjetet më bazike të një jete minimaliste. Këtu nuk zbatohen të drejtat më minimale të njeriut dhe ligji shkelet hapur me arrogancë. Gratë kryefamiljare nuk punëson dhe nuk marrin ndihmë sociale. Kempi u hiqet në mënyrë ç?njerëzore të sëmurëve, në shkelje të plotë të ligjit. Nga gjithë ky mjerim, njerëzit gjejnë mundësi shpëtim tek emigrimi që qeveria mundohet ta fshehë dhe të manipulojë shkaqet e tij drithëruese?, tha Vokshi.Vokshi nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverise duke theksuar se te gjitha historitë e varfërisë ne kete zone duhen denoncuar si krime te qeverise.