Basha ngushëllon familjen Doda - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni kundër vjedhjes se energjisë është vene ne qendër te sulmeve te opozitës per viktimat qe po shkakton ne radhët e familjeve te varfra. Kryetari i PD Lulzim Basha ngushëlloi familjen e Arif Dodes, i cili vrau veten pas i ndërprenë energjinë elektrike, te cilën nuk kishte mundësi ta paguante; e kjo vizite ngushëllimi i dha mundësi Bashes te kritikoje qeverinë, e cila nuk u vjen ne ndihme familjeve te varfra.?Ndaj sot, akuzoj qeverinë e Edi Ramës si vrasëse të shpresës së këtyre mijëra familjeve, si përgjegjëse numër një për situata e tragjedi si kjo që ka goditur familjen Doda sot e ka marrë jetën e kryefamiljarit për shkak të 20 apo 30 mijë lekëve këst që nuk kishin ku ti gjenin e dhjetëra raste te tjera. Sot derrat e korrupsionit po hapin zarfet e një tenderi 5 milion dollarë, 5 miliard lekë për të rikonstruktuar zyrat e bandës kriminale që quhet OSHEE. Fjalët janë të tepërta dhe dhimbja që sëmbon sot në këtë familje, jam i sigurt është dhimbja e cdo shqiptari që nuk është kundër ligjit, që nuk është kundër shtetit ligjor, por është kundër dyfytyrësisë, hipokrizisë kriminale që nga njëra anë shtyn qytetarët drejt masave ekstreme dhe nga ana tjetër fryn xhepat dhe kontot e qeveritarëve të korruptuar të këtij vendi. Kjo situatë duhet të marrë fund?.Sipas Bashes zgjidhja per problemet e familjes Doda dhe familjeve qe përballen me te njëjtat probleme si ajo është vendosja e shtetit ligjor.?Zgjidhet me një shtet që çdo qindarkë e shpenzon për të luftuar varfërinë që po ulet këmbëkryq me shpejtësi të frikshme anembanë vendit dhe jo duke vjedhur 200 milion dollarë nga tatimet dhe doganat dhe me qindra milionë të tjerë nga OSSHE vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti. Situata është shumë dramatike ndaj kërkon veprim të menjëhershëm dhe zgjidhje të jashtëzakonshme. i bëjmë thirrje çdo qytetari çdo shqiptari të ndershëm pavarësisht bindjeve politike, të çohemi dhe të mos e pranojmë kokulur, ne nuk jemi skllevër, jemi njerëz të lirë. Ne nuk mund ta pranojmë kokulur diktaturën e korrupsionit, diktaturën e krimit, diktaturën e varfërisë?.Nuk është hera e pare qe kryetari i PD Basha përdor vizitat per ngushëllim per te ngritur nje kauze kundër qeverise. Pak kohe me pare ai vizitoi ne Kukës nje familje qe humbi vajzën, e cila kishte shkuar te kërkonte azil ne Gjermani, duke akuzuar ketë maxhorancen se e vetmja zgjidhej qe u ka dhëne qytetareve është te ikin nga vendi.

Share This Video


Download

  
Report form