http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë para fillimit të vitit shkollor, Drejtoria Rajonale e Arsimit te Korçës me një shkrese zyrtare per drejtoritë e shkollave 9 vjeçare ka bere me dije se te gjithë nxënësit do te regjistrohen në qendrat e tyre të banimit. Kjo masë vjen pasi vitet e fundit një pjesë e mire e shkollave, në periferi po zbrazen, për arsye se prindërit kane qene te interesuar t?i dërgojnë fëmijët e tyre ne shkollat e qytetit. Sipas Drejtorit të Arsimit të këtij qarku Kristaq Granocka këtë vit janë marrë të gjitha masat e transportit për nxënësit, deri në shkolle të mesme dhe për t?i sjell në qendrat e banimit. Emanuela Zenelaj nga fshati Barç është një nga prindërit që e ka regjistruar fëmijën e saj në nga shkollat e qytetit. Arsyeja është cilësia dobët e mësimdhënies dhe vlerësimi fiktiv i mësuesve. Vitet e fundit fenomeni i uljes se numrit të nxënësve në zonat periferike ka prekur shumë shkolla aq sa mësuesit rrezikojnë edhe vendet e punës.