PD kërkon “kokën” Ilir Metës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita kërkon serish dorëheqjen dhe hetimin e Ilir Metes. Këtë here duke e akuzuar jo si porositës te vrasjes se deputeteve, por per nje skandal korrupsioni. Lulzim Basha ne nje deklarate te posaçme shtypi, tha se kryetari i kuvendit ka lobuar ne këmbim te ryshfetit per firmën e mikut te tij qe te përfitonte miliona euro. Behet fjale per nje skeme mashtruese te mbledhjes se borxheve te CEZ tha Basha dhe dosja është e plote. ?Avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbrojnë çështjen e OSHEE në arbitrazh, kanë deklaruar se kanë prova që Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania e mikut të tij, Ismailaj, person që gjendet aktualisht nën arrest për pastrim parash, ndërtim skeme mashtrimi dhe korrupsion?.Hetimi i dosjes do te zbuloje skemen me te madhe te mashtrimit ne Shqipëri, tha lideri i opozitës, por si parakusht per një proces te pavarur duhet qe Meta te largohet nga drejtimi i kuvendit.?Ilir Meta ia ka dalë ti shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar hetimet, për akuza shumë të rënda, duke i paracaktuar konkluzionet e hetimit me pushtetin e tij.Ndaj, Partia Demokratike, dhe unë, kërkojmë sot dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës nga posti i tij, dorëzimin para drejtësisë pa imunitet, pa pushtetin e numrit dy të vendit?.Kryetari i demokrateve paralajmëroi se Meta dhe Rama do te përballen me forcën e qytetareve ne rast se do te tentojnë sërish manipulimin. Pas çështjes ?Doshi?, kjo është hera e dyte qe Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ilir Metes. Ne mars te këtij viti, opozita përveç betejës ne Parlament, organizoi edhe protesta ne sheshe per largimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form