http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej orës 7 te mëngjesit 400 efektive te Policisë se Shkodrës, te Ndërhyrjes se Shpejte si dhe specialet e RENEA-s kane filluar ndërhyrjen në fshatrat Kasnec, Mgullë, Xhan, Poq dhe Kir te zonës se Pultit. Sipas burimeve zyrtare te policisë, numri i bimëve te asgjësuar me djegie gjate se mërkurës ka arritur ne mbi 3700 rrënje. Forcat e policisë janë ndarë në 25 grupe dhe veprimet drejtohen nga krerët e policisë se shtetit. Dita e pare e operacionit në Pult u mbyll me asgjësimin e 32 mijë rrënjë kanabis sativa, si dhe zbulimin e një arsenali armësh në afërsi të vendit, ku një vit me parë u hap zjarr drejt helikopterit të policisë. Edhe ne Kruje policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ?zall 2015?, ku ne disa fshatra ku ka asgjësuar 1500 rrënjë kanabis sativa dhe ka sekuestruar dy arme zjarri. Konkretisht një snajper dhe një pushkë. Operacione kundër bimëve narkotike ka patur edhe ne jug te Shqipërisë. Blutë e Vlorës kane bere te mundur asgjësimin e 9400 rrënjëve kanabis sativa. Bimët u gjetën te mbjella përgjatë lumit Vjosë dhe në vendin e quajtur Përroi i Lofatës.